Ziadin Sela ka dhënë dorëheqje të dielën nga posti i kryetari të Aleancës për Shqiptarët.
Dorëheqja e tij ndodhi pas humbjes së partisë së tij në zgjedhjet e së shtunës për këshillin komunal në Tetovë.
Aleanca për Shqiptarët nuk ka fituar asnjë këshilltar ndërsa në përbërjen e deritanishme ka pasur tre të tillë.
Sela tha se nuk e ka pritur një rezultat të tillë andaj edhe merr përgjegjësinë, shkruan “Alsat M”.
“Nga ky moment marr përgjegjësinë dhe jap dorëheqjen e parevokueshme si kryetar partie. Në periudhën në vijim, organi më i lartë i partisë pas dy Kongreseve dhe Kuvendi Qendror duhet të ulet dhe të vendosë se kush do të jetë ushtrues detyre i kryetarit të partisë”, ka deklaruar Sela.
Artikuj të ngjashëm
-
Pal Lekaj heq dorë nga kandidimi si deputet i AAK-së
-
Ramush Haradinaj nuk do të jetë më kryetar i AAK-së
-
Taravari synon të bëhet kandidati i parë shqiptar për president që shkon në balotazh në Maqedoni
-
Basha jep dorëheqje nga posti i kryetarit të PD-së
-
Jep dorëheqje kryetari i Degës së AAK-së në Prizren