Kompania Kosovare për Distribuim të Energjisë Elektrike në Kosovë-KEDS, sot ka bërë të ditur se për shkak të zbrazjeve atmosferike, reshjeve të shiut dhe erërave të forta që përfshinë dje një pjesë të Kosovës, rajoni i Zhurit dhe ai i Dragashit vazhdojnë të mos kenë furnizim të rregullt me energji elektrike.
KEDS-i në një komunikatë për media ka potencuar se ekipet ndodhen në terren dhe po bëjnë të pamundurën që konsumatorëve atje t’ua kthejnë sa më parë furnizimin me energji elektrike.
Ndërkaq, si pasojë e këtij moti, i përcjellë me shi e erëra të forta, rajonet më të prekura në rrjetin elektroenergjetik janë Gjakova, Prizreni, Ferizaj, si dhe një pjesë e Pejës dhe Prishtinës.
Artikuj të ngjashëm
-
KEDS njofton për prishje të rrjetit elektrik në disa rajone si pasojë e erërave të forta
-
Disa nga zonat e prekura nga vërshimet, pa rrymë
-
KEDS-i thotë se si pasojë e erërave të forta janë shkaktuar dëme në rrjet elektrik
-
Probleme me rrymën në disa rajone pas reshjeve të mbrëmshme
-
Erërat e forta dëmtojnë shtyllat dhe përçuesit elektrikë, disa qytete pa rrymë