Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Zgjedhjet në Shqipëri

Qytetarët presin ndryshime pozitive, politikanët bënë thirrje të shfrytëzohet e drejta

Thirrje për ta ushtruar të drejtën për votë u kanë adresuar liderë politikë e ata shtetërorë qytetarëve në Shqipëri, në ditën e zgjedhjeve nacionale.

Pasi e shfrytëzoi këtë të drejtë në Tiranë, presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, tha se zgjedhjet duhet të rezultojnë me përmbushje të standardeve më të mira.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kësaj thirrjeje, iu bashkuan pas votimit edhe kryeministri aktual e lideri i Partisë Socialiste, Edi Rama dhe kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha.

“Thirrje zemre, të votojnë të votojnë për veten e tyre, për fëmijët, pensionet dhe rrogat e tyre, punën, punësimin, biznesin fermën e tyre, të votojnë për të ardhmen. Do të kemi një ditë të dytë vere, thirrja ime votoni, votoni”, ka deklaruar ai.

E qytetarët kanë shprehur pritshmëri të larta, tek e kanë ushtruar të drejtën e votës për zgjedhjen e përbërjes së re të Kuvendit.

Për zgjedhjet parlamentare të së dielës, të drejtë vote kanë pasur mbi 3 milionë e 713 mijë shtetas të Shqipërisë.

Në garë për 140 ulëse në Kuvend kanë qenë 2 mijë e 46 kandidatë nga gjithsej 11 subjekte politike.

Për këto votime është miratuar sistem i ri zgjedhor, që përfshin një kombinim të listave të mbyllura dhe të hapura. Rreth një e treta e listës së kandidatëve është e mbyllur dhe emrat janë të fiksuar nga kryetari, ndërsa dy të tretat e tjera janë të hapura.

Për emrat në listë të hapur nuk do të ketë prag. Këto janë zgjedhjet e 11-a parlamentare që organizohen në Shqipëri që pas rënies së komunizmit, e të parat në të cilat do të marrin pjesë edhe votues nga diaspora.