Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njoftoi se ka përfunduar procesi i numërimit dhe vlerësimit të votave për votimin brenda territorit të Shqipërisë, në përputhje me afatet e parashikuara në Kodin Zgjedhor.
Procesi ka përfshirë të gjitha subjektet zgjedhore, partitë politike dhe koalicionet në 12 qarqet e vendit.
Sipas të dhënave paraprake të KQZ-së, numri i zgjedhësve në listën brenda vendit ishte 3.467.962, ndërkaq kanë votuar 1.458.251 zgjedhës - duke shënuar një pjesëmarrje prej 42.21%. Janë konsideruar të vlefshme 1.402.820 vota, ndërsa 55.334 vota janë shpallur të pavlefshme.
Partia Socialiste ka fituar 83 mandate, ndërsa koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore 50 mandate.
Rama ka falënderuar gjithë ata që e kanë votuar, ndërsa në orën 19:00 në sheshin “Skënderbej” do të ketë tubim.
“Mirëmëngjesi dhe duke ju rrëfyer se s’po i gjej dot fjalët për të shqiptuar sonte në 7 në Sheshin Skënderbej, ju falënderoj përgjunjësisht për besimin e patregueshëm dhe ju uroj një ditë të mbarë”, ka shkruar Rama në “Facebook”.
E KQZ njoftoi se procesi i numërimit dhe vlerësimit të votave të zgjedhësve nga jashtë vendit është ende në vijim, raporton “Atsh”.
Edhe
Numërohen 67.7% e kutive të votimit në vend, PS kryeson me 82 mandate, PD 52
Deri më tani janë numëruar dhe vlerësuar 75.414 fletë votimi nga gjithsej 194.889, që përbën rreth 39% të totalit të votave nga jashtë.