• Në zgjedhjet komunale të 12 tetorit votuan rreth 812 mijë votues.
• Popullata rezidente e Kosovës në regjistrimin e vitit 2024 doli të jetë 1.6 milionë dhe nga ky numër, sipas përllogaritjes demografike, dalin të jenë 1.17 milionë votues.
• Kjo do të thotë se në zgjedhjet vendore në Kosovës pjesëmarrja reale në zgjedhje është 70 për qind.
• Nëse kjo është pjesëmarrja reale në zgjedhje, atëherë kjo do ta vendoste Kosovën në shkallën e mobilizimit, që për zgjedhje vendore në Evropë tradicionalisht kanë shtetet skandinave dhe ato të Beneluksit.
• Ky mobilizim demokratik ndeshej me një mobilizim tjetërfare në disa prej studiove televizive, që në bazë të të dhënave të paqena të rezultateve interpretonin vullnetin politik të qytetarëve të Kosovës. Realiteti i debateve të analistëve të exit-polleve shkonte ndesh me realitetin e vullnetit demokratik të qytetarëve.
• Rezultatet preliminare tregojnë për një shtrirje pluraliste të votave për kandidatë e parti gjithandej vendit, një fenomen më i afërt me demokracitë më të avancuara sesa me demokracitë me më pak përvojë të Ballkanit Perëndimor.
LEXO EDHE: