Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Zemaj: Marrëveshja duhet të jetë për partneritet, jo për nënshtrim

Zemaj: Marrëveshja duhet të jetë për partneritet, jo për nënshtrim

Deputeti i zgjedhur i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, ka thënë se një marrëveshje potenciale me Vetëvendosjen për formim institucionesh duhet të jetë për “partneritet dhe jo për nënshtrim”.

Para mbledhjes së Grupit Parlamentar të partisë, Zemaj ka thënë se në takim presin të njoftohen nga kryetari Lumir Abdixhiku për takimin e një dite me parë me Albin Kurtin e Vetëvendosjes.

Ai ka thënë institucionet nuk duhet t’i takojnë vetëm një pale.

Sa i përket deklaratës së Kuvendit të LDK-së që deputetët janë të obliguar të votojnë sipas vendimit të partisë, Zemaj ka thënë se nuk ka pasur nevojë që qëndrimet statutore t’u rikujtohen.

“Jemi anëtarë të devotshëm LDK-së edhe me shumë vite përvojë. Po si do që të jetë, mendoj që një marrëveshje duhet të përmbajë partneritet dhe jo nënshtrim. Ndërsa nënshtrimin nëse dikush e pëlqen pozitën e vet para interesave të LDK-së, mendoj që është e gabuar”, ka thënë ai.

Edhe Zemaj: Logjika e VV-së për t’i nënshtruar të tjerët nuk kalon të LDK-ja Arbëri Zemaj: Logjika e VV-së për t’i nënshtruar të tjerët nuk kalon të LDK-ja

Sa i përket kushteve për një marrëveshje të mundshme, Zemaj ka shtuar se ajo duhet të garantojë stabilitet institucional dhe bashkëpunim të sinqertë.

“Marrëveshje që krijojnë stabilitet institucional, që ka partneritet të sinqertë dhe që nuk janë vetëm sa për sy e faqe ose sa për të përmbushur interesat e individit ose qëllimin e nënshtrimit të një partie mbi një parti tjetër”, ka thënë ndër të tjera Zemaj.

Lexo përditësimet tjera
LDK Lidhja demokratike e Kosoves

Mblidhet Grupi Parlamentar i LDK-së

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka mbledhur Grupin Parlamentar të partisë nga ora...