Ironisë së Kadri Veselit e Bilall Sherfit i është bashkuar edhe deputeti tjetër i Nismës, Milaim Zeka.
Kadri Veseli, që kishte thënë edhe njëherë tjetër se do të tërhiqej nga kandidimi për postin e kryeparlamentarit, me kushtin që LVV e LAA ta votojnë një tjetër kandidat të PAN-it për kryetar Kuvendi dhe Haradinajn për kryeministër, sot sërish ka thënë se do të tërhiqet nëse këto dy parti i kanë 61 vota. Por ai ka thënë se të dy kampet i kanë nga 60.
Zeka ka thënë se “Prej sot topi është në dorën e Albin Kurtit”.
“Ultimatumi im drejtuar PAN-it për mosbojkotim, piu ujë sot. Edhe emri i kandidatit për kryetar ishte, Kadri Veseli, po numrat nuk ishin. Dy propozime janë interesante sot për Kuvendin. Propozimi i parë erdhi nga Kadri Veseli për Albin Kurtin: “Bani 61 numra, unë tërhiqem”! Propozimi i dyte erdhi nga Bilall Sherifi i NISMES: “Nëse Albini i ban 60 numra me deputetë shqiptarë, për qeveri, vota 61 do jetë e imja”! Edhe votën time e ka Albini nëse i ban 60 vota shqiptare për qeveri!”, ka thënë Zeka.
Ai ka kujtuar se “Albini vet deklaroi se nuk ka asnjë komunikim me Isa Mustafën”.
Edhe
Tahiri: Le të këtë garë për president mes Haradinajt nga opozita dhe një kandidati të VV-së
“Se kah do t’i bëjë numrat Albini, një Zot e di...”, ka thënë Zeka.
Ndërkohë Lumir Abdixhiku, deputet i LDK-së, ka thënë se Vetëvendosje ra në provokimiet e PAN-it për të goditur ultë LDK-në.