I nominuari për kryeministër nga lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, i ka bërë thirrje kreut të PDK-së, Kadri Veselit, që të mat forcën e votës në Kuvendin e Kosovës.
“Ne jemi përfaqësuesit e popullit që nuk po arrijmë të bëhemi ligjvënës. Po bëhen gati 2 muaj e gjysmë që prej zgjedhjeve e shteti nuk ka as Kuvend se lëre më Qeveri”, ka thënë Kurti, teksa ka thënë se PDK-ja nuk është vetëm humbëse e zgjedhjeve, po është edhe kundër zgjedhjes së institucioneve e kundër demokracisë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Ne kemi dëgjuar se Veseli është kandidat. Urdhëro z. Veseli, matuni.
Më 11 qershor nuk keni dashur të mateni si kandidat për kryeministër, tash nuk po doni të mateni si kryetar Kuvendit. Urdhëroni matuni. Kuvendi është plot”, ka thënë Kurti.
Kurti ka bërë thirrje që nëse PAN nuk e propozon kandidatin për kryetar Kuvendi këtë ta bëjë shumica parlamentare.