Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, është i lumtur që kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnbiq, ka përmendur Marrëveshjen e Prespës si model për dialogun Kosovë – Serbi, shkruan b92.
Zaev beson se nga kjo marrëveshje, që i dha fund kontestit mes Maqedonisë e Greqisë më 2018, për emrin e kësaj të parës, mund të përfitojnë edhe Kosova e Serbia në dialogun që kanë para vetes.
“Liderët e Kosovës dhe Serbisë ua kanë borxh qytetarëve të tyre të ardhmen, perspektivën. Nuk e ka lehtë asnjëra anë, por le të mësojnë nga shembulli ynë me Greqinë”, ka thënë Zaev në një intervistë për televizionin Klan Maqedonia. “Dyert e historisë duhet të mbyllen kur të hapen dritaret e së ardhmes”.
Ai thotë se Maqedonia është shembull i fqinjësisë së mirë.
“Ne jemi shembull për zgjidhjen e problemeve regjionale dhe kontestet me fqinjët. Jam i lumtur që kryeministrja e Serbisë, Bërnabiq, tha se Marrëveshja e Prespës është model për zgjidhjen e problemeve Kosovë – Serbi”, ka thënë ai.
-
Mitsotakis flet për shkeljen e Marrëveshjes së Prespës në samitin e NATO-s
-
Ambasadori britanik në Serbi: Modeli i Irlandës së Veriut, një nga zgjidhjet për Kosovën
-
Peach: Marrëveshja e Belfastit shembull për pajtim mes Kosovës dhe Serbisë
-
Begaj nga Azerbajxhani u bën thirrje Kosovës e Serbisë që të respektojnë marrëveshjet
-
Kurti nga Greqia shprehet optimist për Marrëveshjen e Ohrit