Emisari i Britanisë së Madhe për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach, ka thënë se Marrëveshja e Belfastit është shembulli më i mirë për pajtimin mes Kosovës dhe Serbisë.
Marrëveshja e Belfastit apo siç njihet si Marrëveshja e së Premtes së Mirë u nënshkrua në prill të vitit 1998, duke i dhënë fund konflikteve mes palëve kundërshtare në Irlandën e Veriut.
Peach ka thënë se ajo marrëveshje është shembulli më i mirë se si mund të pajtohen Kosova e Serbia.
Emisarit britanik ka thënë se e përkrahin dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian. Dialogu, sipas Peachit, duhet të shkojë drejt krijimit të një të ardhmeje multietnike dhe respektit të ndërsjellë.
Marrëveshja e Belfastit u arrit pas tre dekadash konflikti. Marrëveshja krijoi dakordim të ri për ndarjen e pushtetit, duke përfshirë ekzekutivin dhe asamblenë, dhe bazohej në një sërë parimesh themelore, duke përfshirë barazinë e vlerësimit të të dy komuniteteve, parimi i pëlqimit që mbështet statusin kushtetues të Irlandës së Veriut dhe e drejta e popullit të Irlandës së Veriut për t'u identifikuar dhe pranuar si britanikë ose irlandezë, ose të dyja, dhe të kenë shtetësi britanike dhe irlandeze.
Marrëveshja e 1998-s e transformoi jetën politike dhe ekonomike të Irlandës së Veriut. Vazhdon të shërbejë si kornizë për paqen dhe prosperitetin.