Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Ymeri e padit për shpifje Konjufcën

Janina Ymeri

Kandidatja për deputete nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, ka njoftuar se ka dorëzuar padi për shpifje ndaj ministrit në detyrë të Punëve të Jashtme, në Glauk Konjufca.

Ymeri ka thënë se Konjufca ka shpifur për të në një emision televiziv andaj ka kërkuar të bëjë falje publike. Në rast se nuk e bën, Ymeri ka thënë se do t’i kërkohet kompensim dhe të hollat do t’i dërgohen shoqatës “Down Syndrome Kosova”.

Konjufca e kishte akuzuar Ymerin se është e përfshirë në një biznes për shitblerje të energjisë elektrike.

“Të paditurit pra Glauk Konjufcës i kërkohet të bëj falje publike për shpifjen e bërë në emisionin Debat Plus.  Në të kundërtën i kërkohet kompensim dhe varësisht nga vlerësimi i gjykimit të ardhurat nga kompensimi do i dërgohen shoqatës 'Down Syndrome Kosova'. Për më pak se 1 vit, unë kundër pushtetit ose akterë pushteti jemi në 3 beteja ligjore”, ka thënë Ymeri.

Ymeri tutje është shprehur se kundër këtij pushteti, për më pak se një vit është në tri beteja ligjore.

“Pra 1 njeri kundrejt 1 Aparati të tërë shtetëror me 3 Beteja Ligjore. Të gjitha këto për të njejtën temë: 'Hajnia' e Energjisë Elektrike”, ka shkruar Ymeri.

Artikuj të ngjashëm