Asociacion i të Rinjve për të Drejtat e Njeriut (YAHR) ka publikuar raportin gjashtëmujor të monitorimit të seancave të Kuvendit Komunal në Shtime. Kjo OJQ në bazë të punës monitoruese të drejtpërdrejtë ka nxjerrë edhe fletënotimin për secilin këshilltar.
Gjatë periudhës janar-qershor në radhë të parë kanë dalë tre kuvendarë më aktivë që kanë kontribuar me debate, me pyetje dhe me ngritjen e çështjeve të ndryshme në interes të qytetarëve. Ndërkaq kanë dalë edhe tre kuvendarët më pasivë të cilëve rrallë herë u është dëgjuar zëri, shkruan sot Koha Ditore.
Subjekti më aktiv ka dalë PDK-ja me 8 kuvendarë, të grumbulluara 368 pikë, pastaj Lëvizja Vetëvendosje me 3 kuvendar, të grumbulluara 354 pikë, dhe Nisma Socialdemokrate me 2 kuvendarë, të grumbulluara 285 pikë. Nga ana tjetër në Komunën e Shtimes kanë thënë se kuvendarët nga radhët e opozitës shpeshherë kanë ngritur edhe çështje politike duke e harruar interesin e qytetarëve.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)