Arbëri

PDK-ja më aktivja në Kuvendin e Shtimes

Organizata joqeveritare “Youth Association for Human Rights” ka publikuar raportin e monitorimit të Kuvendit Komunal të Shtimes për periudhën qershor – dhjetor të këtij viti. Për këtë periudhë të vitit, kjo OJQ ka dalë edhe me një performancë lidhur me kuvendarët e KK-së.

Sipas kësaj OJQ-je, subjekti më aktiv gjatë kësaj periudhe që ka fituar më së shumti pikë është Partia Demokratike e Kosovës, ndërkaq kuvendarët më aktivë që kanë grumbulluar më së shumti pikë u takojnë subjekteve të tjera politike. Sipas raportit të kësaj OJQ-je, monitorimi është fokusuar pikërisht në Kuvendin Komunal dhe në organet e tjera të këtij kuvendi, shkruan sot Koha Ditore.

“Në bazë të punës sonë monitoruese të drejtpërdrejtë dhe në bazë të vlerësimeve me anë të fletënotimit, organizata YAHR konstaton këto fakte: Gjatë periudhës qershor-dhjetor 2019 kemi tre kuvendarët më aktivë që kanë kontribuar me debate, me pyetje dhe në ngritje të çështjeve të ndryshme që janë në interes të qytetarëve të Komunës së Shtimes”, thuhet në raportin e YAHR-s.

Sipas kësaj OJQ-je, Ruzhdi Jashari nga LVV-ja si kuvendari më aktiv ka grumbulluar gjithsej 165 pikë, pastaj Naim Zejna nga LDK-ja me 150 pikë dhe Besnik Seferi nga LVV-ja me 137 pikë.

(Gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”)