Organizata Youth Association for Human Rights (YAHR), ka publikuar raportin e monitorimit “Qeverisja Lokale në Lipjan”, bazuar në monitorimin e punës së Kuvendit të Komunës së Lipjanit, gjatë periudhës janar – qershor 2020.
Në bazë të punës monitoruese të drejtpërdrejtë dhe të vlerësimeve me anë të fletënotimit YAHR ka konstatuar se gjatë periudhës gjashtëmujore, janar – qershor 2020, Kuvendi ka janë mbajtur gjashtë seanca plenare, nga këto tri në rrethana të gjendjes së jashtëzakonshme, kur vendi është goditur nga pandemia e Covid-109. Edhe pse nga 13 marsi 2020 Kuvendi Komunal ka punuar në kushte të diktuara nga situata, prapë se prapë kanë arritur të aprovohen 12 vendime të propozuara nga ana e ekzekutivit dhe janë shqyrtuar 5 raporte, 1 rregullore komunale.
Organizata YAHR gjatë kësaj periudhe po ashtu ka bërë notimin e angazhimeve të kuvendareve dhe të subjekteve politike në fusha të ndryshme. Nga subjektet politike më aktive në diskutime gjatë seancave plenare prinë PDK-ja me 33.65% pjesëmarrje në diskutime të përgjithshme, pastaj vjen LVV-ja me 18.27%, ndërsa në vendin e tretë është AAK-ja me 16.35%, në vendin e katërt për nga pjesëmarrja në diskutim është LDK-ja, me 14.42% .
Ndër subjektet politike me më së paku pjesëmarrje në diskutim për gjatë seancave të Kuvendit Komunal të Lipjanit janë: Nisma me 2.88% pjesëmarrje , AKR-ja me 3.85% dhe, në vendin e tretë PD-ja me 5.77% të pjesëmarrjes në diskutim.
Kuvendarët të cilët ishin më aktivë gjatë kësaj periudhe të monitorimit ishin: Albulena Kelmendi, LVV, me 99 pikë, Lulzim Rrustemi, PDK, 92 pikë, dhe Ramiz Qeriqi, PDK, 85 pikë. Kuvendarët që nuk kanë marrë pjesë në diskutime janë: Naim Stullca dhe Ramadush Tasholli nga LDK-ja, si dhe Hajdin Bytyqi nga AKR-ja.
Edhe
15 asamblistëve në 3 komuna nuk iu dëgjua zëri në 6 muajt e parë të vitit
Kuvendarët më aktivë në diskutime janë: nga PDK-ja, Ramiz Qeriqi si dhe Lulzim Rrustemi, nga AAK, Ukë Kryeziu, dhe nga LVV-ja, Albulena Kelmendi.
Tri subjektet politike të cilat kanë ngritur më së shumti çështje dhe probleme të qytetareve janë: PDK-ja me 20 çështje të ngritura, ose me 45.45% nga totali i përgjithshëm i çështjeve të ngritura, LVV-ja me 16 çështje, ose 36.36%, dhe AAK-ja me 4 çështje ose 9.09%.
-
YAHR: Shtatë kuvendarë të Lipjanit për gjashtë muaj s`folën asnjëherë
-
Një pjese të kuvendarëve në Lipjan e Shtime gjatë gjithë vitit nuk iu dëgjua zëri
-
Opozita kundërshton vendimin e KK-së për stimulim të shtabit emergjent gjatë shpërndarjes së ndihmave
-
Organizata “YAHR” propozon që Kuvendi Komunal i Lipjanit të punojë “online”