Ish-deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Fatmir Xhelili, ka njoftuar se ka vendosur të tërhiqet prej angazhimeve politike në Kuvendin e Kosovës duke thënë se ka ardhur koha për një gjeneratë të re politike.
“Unë kam vendosur përfundimisht të tërhiqem prej angazhimeve të mia në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Tani është koha, besoj, për t’i dhënë hapësirë shtesë një gjenerate të re politike, të përkushtuar për t’i shërbyer Kosovës me ndjenjën më të thellë të atdhedashurisë. Shpresoj shumë, sinqerisht shumë, se kam përmbushur pritshmëritë duke qëndruar në lartësinë e besimit që më kanë dhënë qytetarët e Republikës së Kosovës”, ka njoftuar ai në Facebook të shtunën, teksa ka thënë se do të vazhdojë mbështetjen për PDK-në.
Xhelili ka qenë deputet i Kuvendit të Kosovës për më shumë se dhjetë vjet.
Zgjedhjet e ardhshme në vend do të mbahen më 14 shkurt.
-
Sibel Halimi e LDK-së heq dorë nga kandidimi për deputete
-
Ferat Shala thotë se s’do të garojë për deputet: PDK-ja ka nevojë për ndryshim
-
Ish-deputetja Izmaku largohet nga PDK-ja: S’besoj më në projektin dhe vizionin e kësaj partie
-
Ismet Beqiri nuk do të garojë për deputet
-
Rexhepi tregon arsyet pse nuk do të kandidojë në zgjedhje