Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës, Xhevahire Izmaku, ka njoftuar se ka dhenë dorëheqje dhe po largohet nga Partia Demokratike e Kosovës. Ajo ka bërë të ditur se vendimi ka ardhur për shkak se më nuk beson në projektin e kësaj partie.
Izmaku është tërhequr nga pozita e anëtares së Këshillit Drejtues dhe pozitës së nënkryetares së degës së PDK-së në Vushtrri.
Ajo ka qenë deputete në tri mandate.
“Jam krenare me secilin veprim timin politik dhe këtë krenari do ta mbaj deri në frymën time të fundit. Me keqardhje më duhet t’ju njoftoj se SOT jap dorëheqje nga të gjitha strukturat dhe funksionet e PDK-së. Vendimi për t'u larguar nga shtëpia të cilën edhe vet e kam ndërtuar, nuk ishte aspak i lehtë, por rrugët tona ndahen këtu sepse unë më tutje nuk besoj në projektin dhe vizionin e PDK-së dhe kontributi im i mëtutjeshëm aty, nuk do të ishte i sinqertë”, ka njoftuar ndër tjerash ajo në Facebook.
-
Haliti e quan të pavend deklaratën e bashkëpartiakut të tij për largimin e Xhevahire Izmakut
-
Zyrtari i PDK-së në Prizren jep dorëheqje: Nuk u pajtova me qëndrimet e partisë
-
Figura të rëndësishme jashtë kryesisë së PDK-së
-
Flasin nga PDK: Zyrtarët si Izmaku duhet të lëshojnë rrugë për kuadro të reja premtuese
-
Dorëheqje tjetër në PDK në Vushtrri, Feka kalon në VV