Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Haliti e quan të pavend deklaratën e bashkëpartiakut të tij për largimin e Xhevahire Izmakut

Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti, ka komentuar largimin e ish-anëtares së partisë, Xhevahire Izmakut, e cila duke dhënë dorëheqjen ka deklaruar se nuk beson më në projektin e kësaj partie.

Haliti ka thënë se nuk e di arsyen e qartë pse Izmaku ka dhënë dorëheqje, por thotë se mund të ketë qenë ndonjë pakënqësi e saj apo mospajtim me kryesinë e partisë ose në kryesinë e degës.

“E njoh Xhevahiren, ka qenë prej ditëve të para pjesë e partisë, ka pasë përgjegjësi në parlament, edhe në parti e në degë. Është një grua me kontribute të mëdha në PDK. Nuk e di arsyen pse e ka marrë vendimin, por është e drejtë e saj të mos pajtohet me diçka dhe të japë dorëheqje. Nëse ajo ka pakënaqësi sa i përket zbatueshmërisë së programit dhe statusit të partisë, nëse i janë shkelë të drejtat brenda partisë, ka të drejtët të bëjë ankimim dhe nëse ka shkelje do të shqyrtoheshin. Sidoqoftë në politikë nganjëherë kur mbushet kupa, derdhet uji dhe si duket ajo ka ndonjë mospajtim në kryesinë e partisë ose në kryesinë e degës ku ajo është anëtare”, ka thënë Haliti në Interaktiv të KOHËS.

Për largimin e Izmakut, një tjetër reagim nga PDK-ja është bërë sot. Anëtari i kryesisë qendrore, Betim Gjoshi, ka thënë se zyrtarët si Izmaku që kanë përfituar privilegje për mbi 20 vjet në parti, duhet të lëshojnë rrugë për kuadrot e reja. Por këtë deklaratë, të pavend e ka quajtur Haliti.

Sipas Halitit, njerëzit që kontribuuan në parti për mbi 20 vjet nuk duhet të ofendohen me deklarata të tilla.

Edhe Ish-deputetja Izmaku largohet nga PDK-ja: S’besoj më në projektin dhe vizionin e kësaj partie Arbëri Ish-deputetja Izmaku largohet nga PDK-ja: S’besoj më në projektin dhe vizionin e kësaj partie

“Kjo deklaratë është e pavend krejt sepse ajo më gjatë ka qenë anëtare e partisë se dikush tjetër. Nuk është mirë të ofendohen këto kuadro që kanë kontribuar për parti. E di Betimi që r ka dhënë këtë deklaratë. Por nuk ka nevojë të ofendojë kuadro të tilla që përmes tyre edhe ai është zgjedhur”, ka thënë ai.