Ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ismet Beqiri, ka njoftuar se nuk do të jetë pjesë e garës zgjedhore më 14 shkurt në kërkim të mandatit të ri si deputet.
Në një postim në Facebook, Beqiri ka thënë se këtë vendim e ka marrë vetë, duke shtuar se ka menduar për të liruar hapësirë për kandidatë të tjerë nga dega të cilën ai e udhëheq, në Kodrën e Trimave.
“Me dëshirën dhe vullnetin tim të plotë kam vendosur që të mos jem pjesë e listës zgjedhore në këto zgjedhje, duke liruar hapësirë për kandidatë tjerë nga Dega ime e pamposhtur, që të jenë kandidatë, pse jo edhe Deputet të ardhshëm. Për këtë kam marrë edhe pëlqimin e Degës time, në mbledhjen e mbajtur mbrëmë”, ka thënë ai duke shtuar se do të mbetet në krye të degës që e ka udhëhequr deri tash e duke paralajmëruar se shumë shpejt do të jetë në proceset tjera zgjedhore.
“Fundi i një rrugëtimi nënkupton fillimin e një rrugëtimi të ri”, ka shkruar ai në fund.
LDK-ja do të garojë në një listë të përbashkët me AKR-në në zgjedhjet e 14 shkurtit.
-
Abelard Tahiri nuk do të kandidojë për deputet
-
Memli Krasniqi nuk do të garojë për deputet në zgjedhjet e 28 dhjetorit
-
Ismet Beqiri insiston se kërkesa për dorëheqje nuk është e degës ku është kryetar
-
Dega më e fuqishme e LDK-së kërkon dorëheqjen e Ismet Beqirit
-
Xhelili s’do të garojë më për deputet: Koha për një gjeneratë të re