Kreu i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati përmes një postimi në Facebook ka thënë se sot xhandarmëria serbe ka hyrë në territorin e Kosovës, duke terrorizuar banorët e Karaqevës.
Sipas tij një gjë e tillë është e papranueshme dhe kërkon përgjegjësi nga KFOR-i.
“Është e papranueshme hyrja e xhandarmërisë serbe në territorin e Kosovës, të shpallur gabimisht me marrëveshje të Kumanovës si zonë neutrale”, ka shkruar ai.
Ai shton se ky është kërcënim direkt për qytetarët e Karaqevës dhe Kosovën.
“Terrorizimi i banorëve të Karaqevës nga forcat serbe është i papranueshëm dhe për këtë duhet të bartin përgjegjësi edhe forcat e KFOR-it. Ajo zonë është përcaktuar si zonë neutrale (edhe pse gabimisht) dhe e vetmja forcë që ka të drejtë hyrje në atë zonë është KFOR-i. Hyrja e xhandarmërisë serbe në atë zonë dhe kontrollet që i bëjnë njerëzve është kërcënim direkt për qytetarët e Karaqevës në veçanti dhe për gjithë shtetin e Kosovës në përgjithësi”, ka shkruar Kastrati.
Ai ka shtuar tutje se, “u desh të largohem në gjysmë të takimit dhe diskutimit me kryetarët e komunave të regjionit tonë për hapat që duhet të ndërmarrim si regjion për trajtimin e COVID-19 dhe në këto momente jam duke shkuar pranë atyre qytetarëve që po përballen me këtë situatë kërcënuese. Kjo është e papranueshme”.

-
Kryeministri Hoti kritikohet nga opozita pas hyrjes së xhandarmërisë serbe në Karaqevë
-
Kastrati: KFOR-i ka sqaruar se patrullimet e xhandarmërisë serbe kanë qenë aksion i përbashkët
-
KFOR-i i gatshëm për të gjitha masat që të parandalojë rikthim të tensioneve në Kosovë
-
Mërgimtarët panë autokolona të ushtrisë serbe afër Kosovës
-
KFOR-i për veriun: Situatë tejmase e rrezikshme