Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi, ka takuar sot presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, në Kiev.
Xhaferi përmes një postimi në Facebook, u ka shprehur ngushëllime ukrainasve që kanë humbur më ët dashurit e tyre në luftën e nisur nga Rusia, më 24 shkurt.
“Ngushëllimi im i sinqertë dhe shumë i thellë ndaj fëmijëve, prindërve, grave dhe burrave që i humbën më të afërmit. Për nder të jetëve të humbura, obligohemi që t’ju dëgjojmë me kujdes dhe t’ju ndihmojmë që sërish të ndërtoni të rrënuarën. Falënderim ndaj të gjithë luftëtarëve për liri në Ukrainë, që në kushte lufte na mundësuan të udhëtojmë të sigurt në Ukrainë dhe që e ndajnë bukën me ne”, ka shkruar Xhaferi.
Artikuj të ngjashëm
-
Zelensky viziton ushtarët ukrainas në Kharkiv
-
Zelensky flet për riaktivizim të procesit diplomatik për fundin e luftës në Ukrainë
-
Zelensky takohet me Von der Leyen në Bruksel
-
Zelensky thotë se aleatët e Ukrainës duhet ta detyrojnë Rusinë të bëjë paqe
-
Zelensky vlerëson deklaratën e udhëheqësve evropianë për Ukrainën