Kryetari i Obiliqit, Xhafer Gashi, ka njoftuar se i është bashkuar Lidhjes Demokratike të Kosovës, derisa Iniciativën Qytetetare, e ka shuar.
Ai shkroi të enjten në Facebook se deri te ky vendim vjen pas konsultimeve brenda strukturave dhe përkrahjes së elektoratit.
“Një vendim i tillë, vjen pas konsultimeve dhe bashkëbisedimit të vazhdueshëm brenda strukturave tona dhe bashkimi në një parti si Lidhja Demokratike e Kosovës, vjen si rezultat i përkrahjes së shumicës së elektoratit të kësaj partie për të tri (3) garat radhazi në zgjedhje lokale si dhe bazuar në parimin e besimit dhe vizionit të përbashkët për realizimin e projekteve madhore për qytetin e Obiliqit”, ka shkruar ai në Facebook.
Ky është mandati i tretë në krye të Obiliqit. Dy të parët i kishte fituar si pjesë e AAK-së.
Gashi tha se rrugëtimi do të jetë i qartë dhe se do të vazhdohet me seriozitetit të plotë.
Bashkëqytetarë të nderuar, Të nderuar bashkëpuntorë, aktivistë, kolegë e familjar Fillimisht me lejoni të falënderoj...
Posted by Xhafer Gashi on Thursday, February 24, 2022
-
Xhafer Gashi jep dorëheqje nga të gjitha funksionet në LDK
-
Abdixhiku: Sot është ditë e vënies së themeleve të qëndrueshme të LDK-së në Obiliq
-
Themelohet Iniciativa Qytetare për Obiliqin
-
Gashi tregon arsyet e dorëheqjes nga AAK-ja e Obiliqit, thotë se do të rikandidojë me listë qytetare
-
Kryetari i Obiliqit jep dorëheqje nga të gjitha funksionet brenda AAK-së