Iniciativa Qytetare për Obiliq sot ka mbajtur takimin e Këshillit Iniciues, nën prezencën e 49 anëtarëve nga të gjitha lokalitetet e kësaj komune.
I pranishëm në këtë këshill iniciues ishte edhe kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, i cili kohë më parë u largua nga të gjitha strukturat e AAK-së.
Ai me këtë rast tha se Iniciativa Qytetare për Obiliqin do të jetë adresa e re e cila do të jetë e hapur për të gjithë qytetarët me qëllim të kontributit për zhvillimin e kësaj komune.
“Sot, mbajtëm takimin e Këshillit Iniciues të Iniciativës Qytetare për Obiliqin, nën prezencën e 49 anëtarëve nga të gjitha lokalitetet e Obiliqit, profesionistë të fushave të ndryshme, me vullnet dhe energji për të vazhduar me punë të mira për Obiliqin. Në këtë takim u zgjodh edhe grupi punues për përpilimin e procedurave të mëtutjeshme të kësaj iniciative që do të jetë funksional deri në Kuvendin e punës nga i cili do të dalin gjitha strukturat e Iniciativës Qytetare për Obiliqin”, ka shkruar ai.
-
Kryetari i Obiliqit i bashkohet LDK-së
-
Gashi tregon arsyet e dorëheqjes nga AAK-ja e Obiliqit, thotë se do të rikandidojë me listë qytetare
-
Kryetari i Obiliqit jep dorëheqje nga të gjitha funksionet brenda AAK-së
-
Xhafer Gashi jep dorëheqje nga të gjitha funksionet në LDK
-
Abdixhiku: Obiliqi meriton qeverisjen më të mirë – mbështetje për Xhafer Gashin