Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë priti në takim ish-Kongresistin e SHBA-së, Jerry Weller, takim gjatë të cilit u diskutua rreth mundësive të rritjes së bashkëpunimit dhe shfrytëzimit të mundësive aktuale të të bërit biznes me bizneset amerikane.
Weller shprehu zotimin e tij për të mbështetur Odën Amerikane, si dhe anëtarët e saj në promovimin e tyre në SHBA, bashkë me mundësitë e të bërit biznes para bizneseve amerikane.
Drejtori Ekzekutiv i Odës Amerikane, Arian Zeka, falënderoi Wellerin për gatishmërinë për të mbështetur Odën Amerikane, duke folur për mundësitë e shumta që ofrohen në Kosovë për investitorët amerikanë.
Po ashtu u bisedua edhe për shfrytëzimin më të mirë të Marrëveshjes së Sistemit të Përgjithësuar të Preferencave (GSP) që i mundëson Kosovës eksportimin e mijëra produkteve në SHBA pa iu nënshtruar detyrimeve doganore.
-
Senatorja Ernst: Ka mënyra konkrete për avancimin e zhvillimit ekonomik në Kosovë
-
Palmer: Normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë, faktor kyç për tërheqjen e investimeve amerikane
-
Hoti flet para kompanive amerikane për planet e zhvillimit ekonomik
-
Odat amerikane të Kosovës e Serbisë zotohen për fuqizimin e bashkëpunimit mes dy vendeve
-
Oda Ekonomike Amerikane prezanton potencialet ekonomike të Kosovës në Minnesota