Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i shoqëruar nga koordinatorja e komiteteve profesionale, Dejona Mihali, u takuan sot me ambasadorin kanadez për Kosovë e Kroaci, jo-rezident në Kosovë, Daniel Maksymiuk dhe me bashkëpunëtorët e tij, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.
“Gjatë takimit u diskutua për zhvillimet aktuale politike në Kosovë e rajon, për problemet me të cilat ballafaqohen shtetet e Ballkanit, të ardhmen e marrëdhënieve mes tyre dhe raportet me BE-në dhe NATO-n”, thuhet në komunikatë.
Ndër të tjera, Kurti i shpalosi pikësynimet e Lëvizjes Vetëvendosje për shtetndërtim dhe zhvillim ekonomiko-shoqëror.
Duke qenë njëra ndër shtetet më përparimtare sa i përket transparencës qeverisëse, zhvillimit socio-ekonomik dhe lirive civile, Kanadaja paraqet një model të shkëlqyeshëm të shtetit social nga i cili Kosova mund të marrë shembull.
Në fund të takimit dy palët u dakorduan për komunikim të vazhdueshëm dhe bashkëpunime të mëtutjeshme.
-
VV dhe Ambasadori i Francës pajtohen për zgjedhje të pastra
-
Kurti i tregon Kosnettit pse Qeveria nuk duhet të heqë dorë nga taksa ndaj Serbisë
-
Kurti e “njoftoi ambasadorin e Zvicrës me korrupsionin e lartë në Kosovë”
-
Kurti me ambasadorin e Francës, Thaçi s’ka as autorizim, as platformë për negociata me Serbinë
-
Kurti takon Ambasadorin francez, i thotë se dialogu matet në Mitrovicë