Sot, në zyrat e Vetëvendosjes, kryetari i saj, Albin Kurti zhvilloi një takim me ambasadorin e Zvicrës në Kosovë, Jean-Hubert Lebet, njofton kumtesa partiake.
Gjatë takimit, Kurti i prezantoi ambasadorit qëndrimet e partisë mbi situatën e përgjithshme në Kosovë, dhe, veçanërisht mbi zhvillimet e fundit politike që kanë të bëjnë me dialogun me Serbinë, transmeton Koha.net.
Në takim u bisedua edhe për gjendjen e rëndë ekonomike në vendin tonë dhe korrupsionin e lartë. ari Kurti e njoftoi ambasadorin me programin e partisë dhe propozimet për të dalë nga kjo krizë, thotë kumtesa.
Po ashtu u diskutua edhe për rëndësinë e marrëdhënieve sa më të mira mes Kosovës dhe Zvicrës si dhe mundësitë për ta thelluar e zgjeruar bashkëpunimin në interes të ndërsjellë të dy vendeve.
-
Ambasadori i Zvicrës takon zyrtarë të Vetëvendosjes
-
Kurti e njofton ambasadorin zviceran se prioritet e ka luftimin e korrupsionit
-
Kurti takohet me Kosnettin, ia tregon planin për dialogun me Serbinë
-
Kurti i thotë ambasadorit britanik se korrupsioni duhet luftuar me miqtë ndërkombëtar
-
VV dhe Ambasadori i Francës pajtohen për zgjedhje të pastra