Lëvizja Vetëvendosje përmes një komunikate për media ka bërë te ditur se zyrtarë të kësaj partie kanë pritur Ambasadorin e Zvicrës në Kosovë, Jean-Hubert Lebet.
Theksohet se në takim u bisedua për situatën e përgjithshme në vend me theks të veçantë për zhvillimet e fundit politike.
“Po ashtu u diskutua edhe për rëndësinë e bashkëpunimit mes Kosovës dhe Zvicrës si dhe mundësitë për ta thelluar e zgjeruar këtë bashkëpunim në interes të ndërsjellë”, thuhet në komunikatë.
Kryetari i VV-së, Albin Kurti ndër tjerash e ka njoftuar ambasadorin Lebet me qëndrimet, sfidat dhe vizionin e Lëvizjes Vetëvendosje.
“Në fund të këtij takimi të dyja palët u dakorduan për vazhdimin e komunikimit dhe të takimeve të rregullta”, thuhet në fund të komunikatës.
-
Kurti e “njoftoi ambasadorin e Zvicrës me korrupsionin e lartë në Kosovë”
-
Hoti e njofton me prioritetet e Qeverisë së Kosovës ambasadorin zviceran, Lebet
-
Lebet: Lëvizja e kufijve nuk krijon paqe të qëndrueshme
-
Kurti e njofton ambasadorin zviceran se prioritet e ka luftimin e korrupsionit
-
VV dhe Ambasadori i Francës pajtohen për zgjedhje të pastra