Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, së bashku me anëtarët e Kryesisë Glauk Konjufca, Albulena Haxhiu, Rexhep Selimi dhe Xhelal Sveçla, priti në takim delegacionin nga Republika e Shqipërisë të prirë nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë Ilir Meta të shoqëruar nga Ambasadori i Republikës së Shqipërisë Qemal Minxhozi, këshilltarët Ilir Kulla dhe Flamur Gashi, si dhe bashkëpunëtorë të tjerë.
Siç bëhet e ditur në kumtesën për media, Ilir Meta duke njoftuar mbi gjendjen dhe dëmet në Republikën e Shqipërisë pas serisë së tërmeteve që e goditën vendin falënderoi për solidaritetin e popullit të Kosovës, siç thuhet në kumtesë, edhe organizimin e Vetëvendosjes e cila ishte e mobilizuar për disa ditë radhazi në mbledhjen e ndihmave të cilat u nisën drejt zonave të prekura.
“Udhëheqësi i shtabit të emergjencës në kuadër të Lëvizjes VETËVENDOSJE Xhelal Sveçla e njoftoi nga afër Presidentin Meta në lidhje me mobilizimin e Lëvizjes dhe qendrave të saj gjithandej nëpër Kosovë për të nisur ndihmat për qytetarët e prekur nga tërmetet në Shqipëri. Sveçla njoftoi se përmes tre konvojeve janë dërguar në zonat e goditura afro 400 tonë ndihma përfshirë ushqim, veshmbathje e gjëra të nevojshme për strehim”, thuhet në njoftimin e VV.
Ndërkaq, njofton VV, Kurti njoftoi Metën për ecurinë e bisedimeve që po zhvillohen me LDK-në drejt krijimit të koalicionit të ardhshëm qeverisës si dhe prioritetet dhe detyrat që presin qeverinë në ardhje.
Presidenti i Republikës së Shqipërisë theksoi nevojën e krijimit të qeverisë dhe institucioneve të reja sa më shpejtë.
-
Kurti paralajmëron t’i bëjë ofertë opozitës për presidentin
-
VV-ja mobilizohet në rrjete sociale në mbështetje të Kurtit para takimeve në Bruksel
-
Kurti priti në takim presidentin leton, Egils Levits
-
Kurti: Dialogu me Serbinë duhet të përgatitet mirë
-
Kurti kërkon bashkërendim të BE-së e SHBA-së për dialogun Kosovë - Serbi