Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka pritur të premten në takim, presidentin e Letonisë, Egils Levits.
Në takim u diskutuan hapat që duhet ndërmarrë pas kësaj vizite të suksesshme e sidomos në fushën e energjisë, sigurisë dhe mbrojtjes, fusha këto ku mund të ketë partneritet dhe bashkëpunim konkret, thuhet nw njoftimin e Kryeministrisw.
Gjithashtu u diskutua edhe për procesin e arritjes së marrëveshjes tregtare në mes Kosovës dhe EFTA-s dhe gatishmërinë e Norvegjisë për të arritur atë sa më shpejtë.
Levtis qëndroi në Kosovë me ftesë të presidentes, Vjosa Osmani. Gjatë një konference për media bashkë me Osmanin, Levits e ka konfirmuar mbështetjen e shtetit të tij për anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare.
Presidenti leton është takuar edhe me kryeparlamentarin, Glauk Konjufca.
-
Kurti falënderon Lituaninë për mbështetjen që i ka dhënë Kosovës në rrugën euro-atlantike
-
Kurti udhëton drejt Estonisë, të premten pritet nga Kallas
-
Konjufca dhe Levits flasin për integrimin euroatlantik të Kosovës
-
Presidenti i Letonisë, Egils Levits qëndron sot në Kosovë
-
Presidenti i Letonisë, Eglis Levits, qëndron të premten në Kosovë