Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kurti udhëton drejt Estonisë, të premten pritet nga Kallas

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar të enjten për vizitë zyrtare në Estoni, ka njoftuar Zyra e Kryeministrit.

Sipas njoftimit, Kurti të premten do të pritet në takim nga homologia e tij nga Estonia, Kaja Kallas.

Përveç takimit me kryeministren estoneze, ai do të ketë takime edhe me përfaqësues të tjerë të lartë shtetërorë.

Në njoftimin e ZKM-së nuk bëhet e ditur arsyeja dhe temat që priten të diskutohen në Estoni.

Artikuj të ngjashëm