Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqin, kanë udhëtuar për në Tallinn të Estonisë të mërkurën.
Ata do të marrin pjesë në Samitin Global të 8-të të Open Government Partnership (Partneriteti i Qeverisjes së Hapur) që këtë vit organizohet nga Qeveria e Estonisë.
“Me këtë rast, në ceremoninë hapëse të Samitit, Kryeministri do t'i drejtohet asamblesë së OGP-së, pas anëtarësimit së fundmi të Kosovës në këtë organizatë ndërkombëtare”, thuhet në njoftimin e Kryeministrisë.
Gjatë ditës, Kurti do të zhvillojë një takim dypalësh me kryeministren e Estonisë, Kaja Kallas, krahas takimeve tjera.
Artikuj të ngjashëm
-
Kurti udhëton drejt Estonisë, të premten pritet nga Kallas
-
Kurti në Armeni, merr pjesë në Samitin e Komunitetit Politik Evropian
-
Kurti takohet me kryeministren estoneze, flasin për situatën politike në vend e rajon
-
Kurti takon Plenkoviqin, theksohet nevoja për forcim të aleancave dhe koordinim politik
-
Kurti në Yerevan: Diskutuam me liderët për zhvillimet aktuale në Evropë