Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar të mërkurën me homologen e tij nga Estonia, Kaja Kallas, ku kanë biseduar për situatën politike në vend dhe rajon.
Ndër të tjera, sipas postimit të Kurtit në Facebook, është diskutuar edhe kontributi që Kosova mund të japë si anëtare e Partneritetit për Qeverisje të Hapur (OGP).
“Tani në takim me kryeministren e Estonisë, Kaja Kallas, gjatë kohës që po mbahen punimet e Samitit të Partneritetit për Qeverisje të Hapur (OGP). Biseduam për situatën politike në vend, në rajon dhe kontributin që shteti ynë mund të jap si anëtar në OGP”, ka shkruar Kurti në Facebook.
Gjatë fjalimit në Samitin e OGP-së, Kurti akuzoi “aleatët e Rusisë” se përmes dezinformimit dhe sjelljeve të tjera dashakeqe në fushën kibernetike, po ndikojnë në procesin e normalizimit të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë.
-
Kurti në Estoni për Samitin e OGP-së
-
Kurti udhëton drejt Estonisë, të premten pritet nga Kallas
-
Kallas takon Kurtin e Vuçiqin: Koha për të ecur përpara
-
Kurti kërkon statusin e kandidatit në takim me Costan: Kosova e rreshtuar me politikën e jashtme të BE-së
-
Kurti në Jerevan takohet edhe me Rutten e Zelenskyn