Lëvizja Vetëvendosje ka deklaruar se përgjatë qeverisjes së saj Kosova ka shënuar progres të madh demokratik dhe rritje ekonomike.
Në një reagim në Facebook për 19-vjetorin e themelimit të saj, partia në pushtet tha se vendi ka parë edhe shpërndarje të gjerë sociale, duke premtuar “suksese të reja për shoqërinë”.
Rrugëtimin 19-vjeçar, VV-ja e cilësoi me sfida, vështirësi, përkushtim e punë.
“Rrugëtimi 19 vjeçar i Lëvizjes ka qenë përplot me sfida e vështirësi por me përkushtim, besim dhe punë, kemi fituar besimin e popullit duke u shndërruar në subjektin më të madh politik në vend që tash e tri vite qeverisë me vendin. Me qeverisjen tonë vendi ka përjetuar progresin më të madh demokratik, ka shënuar rritjen më të madhe ekonomike dhe ka parë shpërndarjen më të gjerë sociale. Bashkë me popullin tonë të dashur, me rininë e tij, gratë, mërgatën, do të vazhdojmë drejt arritjeve dhe sukseseve të reja, për shoqërinë dhe vendin tonë, për ngritjen tonë dhe të gjithsecilit, për ngritjen e Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e VV-së.
Urime dhe gëzuar 19 vjetori i Lëvizjes VETËVENDOSJE!