Lëvizja Vetëvendosje në Deçan ka dorëzuar zgjerimin e padisë kundër Ministrisë së Ekonomisë dhe Ambientit për shkak të lëshimit të lejes ujore për hidrocentralin e tretë të Kelkosit.
VV-ja shkruan se Gjykata Themelore në Prishtinë pritet të merr vendim për pezullimin e lejes dhe licencave për hidrocentralet Bellaja, Deçani dhe Lumbardhi II.
“Gjykata Themelore në Prishtinë pritet të marrë vendim këto ditë për të pezulluar lejet dhe licencat për hidrocentralet Bellaja, Deçani dhe Lumbardhi II, të cilat po shterin lumin, po shkatërrojnë mjedisin dhe po lënë vendin pa ujë”, thuhet në njoftimin e VV-së, dega Deçan.
“Aktivistët e Lëvizjes shpejt do t'u paraqesin autoriteteve edhe kallëzim penal për shkeljet e rënda të vendimmarrësve. Lëvizja Vetëvendosje nuk bën asnjëherë kompromis mbi shtetin e së drejtës”, thuhet tutje.
-
Ministria e Mjedisit paditet për vazhdimin e lejeve mjedisore për hidrocentralet në Deçan
-
Gjykata vendos në favor të qytetarëve të Deçanit, kërkon anulimin e lejeve për hidrocentralet e KELKOS-it
-
Gjykata Themelore pezullon sërish lejet dhe licencat e hidrocentraleve të KELKOS-it
-
Gjykata Themelore merr vendim për pezullim të punës së "Kelkosit" për hidrocentralet në Deçan
-
VV-ja ngre padi për hidrocentralet në Deçan