Lëvizja Vetëvendosje ka filluar t’i mbledhë nënshkrimet për seancë të jashtëzakonshme për votimin e Vjosa Osmanit si presidente e Kosovës, mëson Koha.
Ende nuk është vendosur ora se kur do të thirret kjo seancë.
Aktualisht, në Kuvend po mbahet seancë plenare me tri pika të tjera të rendit të ditës.
Osmani dhe partia e cila e ka kandiduar për këtë pozitë, kanë kohë deri të hënën më 5 prill që t’i nisin procedurat për zgjedhjen e kreut të shtetit. Kjo meqë afati prej një muaji për zgjedhjen e kreut të shtetit, para përfundimit të mandatit të presidentit aktual, vlen edhe për ushtruesin e detyrës.
Artikuj të ngjashëm
-
Deputeti i VV-së thotë se seanca për presidentin duhet të thirret në fillim të javës tjetër
-
Nis takimi i presidentes me krerët e partive politike, s'merr pjesë VV-ja
-
Ftohet seancë për ndryshimet kushtetuese për zgjedhjen e presidentit
-
Afati kushtetues po afron, LVV-ja ende pa hapa konkretë për zgjedhjen e presidentit
-
Shtyhet për të dielën zgjedhja e presidentit