Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar pas therjes për vdekje të një nxënësi 14-vjeçar në Prishtinë.
Përmes një komunikate për media, VV-ja thotë se shkolla është ku jetësohet dija, jo ku strehohet krimi.
VV-ja shkruan se plagët e shumta me thikë që i mori një nxënës në Kodrën e Trimave ia sollën vdekjen.
“Në afërsi të shkollës, një 14 vjeçar mbytet nga një tjetër. Në vend se të shkojë në bankat shkollore, ai e gjeti vdekjen. Të tronditur nga kjo ngjarje fillimisht shprehim ngushëllimet tona te familja e të ndjerit dhe shoqet e shokët e tij të klasës”, thuhet në komunikatë.
Sipas Vetëvendosje, siguria në shkollë duhet të jetë prioriteti mbi prioritete, emergjenca më e madhe e pushtetit komunal.
Edhe
Dërgohet në mbajtje për 48 orë i dyshuari për vrasjen e 14-vjeçarit në Prishtinë
Vetëvendosja ka kërkuar nga Komuna e Prishtinës që menjëherë të marrë hapat e domosdoshëm për të rritur sigurinë nëpër shkollat fillore e të mesme.
“Ftojmë organet komunale të Prishtinës të koordinojnë veprimet së bashku me Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Ministrinë e Arsimit në mënyrë që niveli i sigurisë të shtohet në shkollat e komunës sonë. Të prekur e të tronditur nga ky rast, shprehim edhe njëherë ngushëllimet tona dhe kërkojmë masa emergjente, të domosdoshme dhe të menjëhershme ne këtë drejtim”, thuhet në njoftim.
-
15-vjeçari dorëzohet në Polici për vrasjen e nxënësit në Prishtinë
-
Vrasja e 14-vjeçarit në Prishtinë, nxënësi u ther me thikë derisa po shkonte në shkollë
-
Haxhiu për vrasjen e 14-vjeçarit: Institucionet të rrisin efikasitetin
-
Nagavci për vdekjen e 14-vjeçarit: Ditë e rëndë, organet të punojnë në zbardhjen e rastit