Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

VV-ja kërkon hetim të plotë të rastit Dehari

Familja Dehari, ende nuk ka marrë asnjë përgjigje zyrtare me shkrim nga Prokuroria e Shtetit ose Ministria e Drejtësisë në lidhje me rastin e djalit të tyre, Astrit Dehari.

Në një konferencë për media, Sami Kurteshi ka thënë se kërkesa e familjes është hetim i plotë ndërkombëtar i rastit dhe jo auditim të dokumenteve dhe fakteve të krijuara. Poashtu, kërkesë e familjes dhe avokatit nuk është vetëm superekspertizë, që t’i shohë dokumentet të cilat i ka krijuar policia. Këto kërkesa i përsëriti deputeti Sami Kurteshi në një konferencë të Lëvizjes VETËVENDOSJE! si reagim i deklaratave mediatike të ministrit të Drejtësis dhe Prokurorisë së Shtetit në lidhje me këtë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Pavarësisht miratimit të rezolutës së Kuvendit sipas së cilës familja e Astrit Deharit mund të kërkojë ekspertizë nga çdo vend i BE-së ose SHBA dhe se Qeveria do të kujdesej për të gjitha shpenzimet, për një vit nuk është bërë asgjë. Kurse, më 7 nëntor të vitit 2017, familja e ka takuar kryeministrin Ramush Haradinaj, me kërkesën e vetme, lejimin e hetimit ndërkombëtar. Megjithëse kanë kaluar dy muaj e gjysmë, familja dhe as avokati nuk e kanë marrë asnjë përgjigje nga organet zyrtare në lidhje më kërkesën e tyre, thuhet në njoftimin e VV-së.

“E tërë kjo zvarritje ka një qëllim. Ka persona në Republikën e Kosovës që ky hetim të mos ngjajë kurrë. Në vend se ky shtet, kjo Qeveri të mundësojë hetim ndërkombëtar ata janë të interesuar ta heshtin këtë rast dhe njëjtë po veprojnë edhe me rastin e aktivistëve tanë të dënuar për sulmin në Kuvend. Aktivistët janë dënuar pa fakte objektive, materiale. Rasti i Astrit Deharit, nuk mund të shihet i ndarë nga rasti i aktivistëve dënuar”, thuhej në këtë njoftim.