Lëvizja Vetëvendosje ka paralajmëruar protestë nëse, sipas tyre, Qeveria e Kosovës nuk i hap rrugë hetimit të pavarur ndërkombëtar për rastin Dehari, raporton KTV.
Por, para këtij veprimi, ata do ta thërrasin në interpelancë kryeministrin Ramush Haradinaj, kjo pasi ka kaluar afati tremujor që Vetëvendosje i kishte dhënë qeverisë, ku kërkohej shkarkimi i të gjithë atyre që ishin të përfshirë në hetimin për vdekjen e Astrit Deharit.
Lideri Albin Kurti ka thënë se lëvizja do të intensifikojë aktivitetet me trysni publike. Ai sërish ka përmendur deklaratën e kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli, kur kishte thënë “kujdes se po e vrani veten”, e pas pak kohësh, sipas tij, ndodhi vrasja e Deharit brenda burgut.
Nuk janë përjashtuar protesta e demonstrata, nëse nuk ka veprime konkrete.
Por, muajin e kaluar, Prokuroria e Shtetit pati konfirmuar për KTV-në se është lejuar që ekspertiza për vdekjen e Deharit të bëhet në Qendrën Universitare të Mjekësisë Ligjore në Lausanne të Zvicrës.
Zyrtarë të këtij institucioni kanë thënë se tashmë Prokuroria është duke i përgatitur të gjitha dokumentet e nevojshme për t’i dërguar për super ekspertizë në Zvicër, ashtu siç ka kërkuar familja Dehari.
-
VV i përgjigjet iniciativës së PDK-së për vdekjen e Deharit, kërkohet të dëshmojë Veseli
-
PDK-ja paralajmëron komision hetimor për rastin Dehari: Dikush duhet të shkojë në burg
-
Kurti: Për ta ndriçuar krimin ndaj Deharit, duhet hetim i ri i pavarur e profesional
-
LVV: Deharin e kanë vrarë, rasti të mos trajtohet më nga Prokuroria Themelore në Prizren
-
VV me mocion kërkon shkarkimin e ministres Dhurata Hoxha