Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, Artan Abrashi dhe Alban Hyseni, kanë bërë kërkesë në Presidencë për ofrimin e dosjes së kërkesës, raportin dhe arsyetimin për zbutjen e dënimit në rastin e Luz Allakaj nga ana e presidentit, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.
Këta deputetë njëherësh janë edhe anëtarë të Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitet, Rregullore e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit.
Vendimi i Thaçit për faljen e dënimit të vrasësit të 13-vjeçarit revolton familjarët
Ditë më parë presidenti Hashim Thaçi e ka shfrytëzuar të drejtën e faljes të të dënuarve për t’ia zbutur dënimin edhe vrasësit të një fëmije 13-vjeçar.
Luz Allakaj, gjashtë vjet më parë, ishte arrestuar për vrasjen e dy personave, të miturin Pal Hili e xhaxhain e tij 47-vjeçar Hil Hili. Gjykata e ka dënuar me 15 vjet burg, nga to 3 vjet e gjysmë ia ka falur presidenti Thaçi para dy javësh.
{gallery}
-
Vendimi i Thaçit për faljen e dënimit të vrasësit të 13-vjeçarit revolton familjarët
-
Dekreti mund t’i hapë probleme Thaçit në Speciale, të dënuarit e rastit “Bllaca” i fali më shumë se që iu rekomandua
-
Një ditë para dorëheqjes, Thaçi fali dy të burgosur në rastin “Bllaca”
-
VV-ja kërkon arsyetimin e faljes dhe lehtësimit të dënimeve të dëshmitarëve në rastin Dehari
-
VV-ja kritikon faljen që presidenti i bëri dëshmitarit të Deharit, kërkon të zbardhet rasti