Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka gjobitur Lëvizjen Vetëvendosje me 30,500 euro për shkelje të Kodit të Mirësjelljes për Subjektet Politike, Mbështetësit e tyre dhe Kandidatët.
Gjashtë ankesa i ka parashtruar Partia Demokratike e Kosovës kundër VV-së dhe PZAP i ka aprovuar të gjashtat. Ndërsa, njëra ankesë është bërë nga Instituti i Kosovës për Drejtësi për shkak të pjesëmarrjes së fëmijëve në fushatë, e një ankesë e ka ushtruar LDK-ja.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë ankesën që LDK-ja e ka parashtruar kundër VV-së, kjo e fundit u gjobit me 3,000 euro dhe PZAP e ka urdhëruar kandidatin e VV-së, Dimal Basha, që ta largojë nga Facebooku postimin me titull “Oferta e 9 shkurtit e përmbledhur në një foto” – një foto ku paraqitet ish-kryeministri Avdullah Hoti me presidentin serb.
E në njërën prej ankesave, PDK-ja është ankuar për gjuhën e kryeministrit Albin Kurti. PZAP ka thënë se Kurti me deklaratat ku ka përmendur Prokurorinë e Shtetit ka shkelur rregullat zgjedhore ngase dhënia e tyre në kohë fushate “ka për qëllim të krijojë atmosferë tensioni ose të nxisë ndjenja të urrejtjes dhe përçarjes në raport me prokurorin e shtetit, përkatësisht prokurorët”.
Lidhja Demokratike e Kosovës është gjobitur për shkelje të Kodit të Mirësjelljes me 5,000 euro pas dy ankesave të VV-së kundër saj.
Koalicioni për Familje u gjobit me 5,500 euro pas ankesës së organizatës Qendra për Barazi dhe Liri dhe Dylberizmi, për shkak të gjuhës nxitëse dhe stigmatizuese ndaj komunitetit LGBTI+.
Po ashtu, është gjobitur subjekti “Srpska Demokratija” me 4,500 euro.
Si dhe subjekti Lista Serbe u gjobit me 4,000 euro.