Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

VV-ja e LDK-ja e dërgojnë në Kushtetuese Ligjin për Dialog

Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e kanë dërguar në Gjykatën Kushtetuese Ligjin për detyrat, përgjegjësitë dhe kompetencat e Delegacionit shtetëror të Republikës së Kosovës.

Lidhur me pikat në të cilat kundërshtohet ky ligj, pritet që zyrtarët e këtyre dy partive të flasin në një konferencë për medie, të paralajmëruar për në orën 14, që do të mbahet në ambientet e Kuvendit të Kosovës, raporton KTV.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kujtojmë se Ligji për Dialog kaloi në lexim të dytë në seancën e mbajtur më 7 mars, kur edhe u miratua edhe Platforma për dialogun.