Partia Socialdemokrate e mirëpret dërgimin e Ligjit për Delegacionin Shtetëror në Gjykatën Kushtetuese.
Sipas PSD-së, kjo do ta qartësojë përputhshmërinë apo jo të Ligjit me Kushtetutën, rrjedhimisht edhe legjitimitetin e tij.
Lexo edhe: VV-ja e LDK-ja thonë se Ligji për Dialogun shkel kushtetutën, paralajmërojnë protesta
“Paradoksalja : në njërën anë kritikohet Ligji duke pretenduar se ai ndërhyn në kompetencat kushtetuese të drejtuesve të institucioneve në marrëveshjet ndërkombëtare dhe në anën tjetër kërkohet të ndalen të njëjtit ta firmosin marrëveshjen (lexo : Presidenti në marrëveshjen me Serbinë). Logjikja : Delegacioni Shtetëror është problemi, sepse po e pengon Presidentin në marrëveshjen me Serbinë”, thuhet në postimin e PSD-së.
-
VV-ja e LDK-ja e dërgojnë në Kushtetuese Ligjin për Dialog
-
LDK-ja për Asociacionin: Qeveria ta trajtojë sipas Kushtetutës
-
PDK-ja e LDK-ja e çojnë në Kushtetuese Ligjin për Zyrtarët Publikë
-
Edhe LDK-ja e dërgon në Kushtetuese Ligjin për Zyrtarët Publikë
-
PSD konsideron se marrëveshjet e reja me Serbinë po e dërgojnë dialogun në rrugë të gabuar