Lidhja Demokratike e Kosovës i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese me kërkesën për interpretimin e Ligjit për Zyrtarët Publik, i miratuar së fundi në Kuvendin e Kosovës.
Shefi i deputetëve Arben Gashi tha se kanë kërkuar që ligji në tërësi të shpallet antikushtetues.
“Vlerësojmë se ky ligj është në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës, është në kundërshtim me marrëveshjen ndërkombëtare të ratifikuar në Kuvendin e Kosovës që është Marrëveshja për Stabilizim Asocimin dhe po ashtu është në kundërshtim me ligjet e tjera. Prandaj vlerësojmë se edhe në përmbajtje edhe në frymë është në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës po ashtu është edhe në shkelje të procedurave dhe rregullave të Kuvendit të Kosovës. Prandaj ne vlerësojmë që ky ligj vendimi për këtë ligj që do të merret nga Gjykata Kushtetuese do të jetë që ligji është antikushtetues”, tha Gashi.
PDK-ja gjatë të premtes e kishte dorëzuar ligjin e njëjtë duke shprehur besim se gjykata do ta rrëzonte atë. Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, ka thënë pas dorëzimit se ka bazë të mirëfilltë që Gjykata Kushtetuese ta shfuqizojë Ligjin për Zyrtarët Publikë. Sipas tij, me këtë ligj, legjitimohet politizimi i administratës publike.
“Sot me kërkesë të GP të PDK-së, bashkë me kolegun tim, Përparim Gruda kemi ardhur në Kushtetuese për të paraqiture kërkesën për shqyrtimin e kushtetutshmërisë për Ligjin për Zyrtarët Publikë. Ne mendojmë që ka bazë të mirëfilltë që Gjykata Kushtetuese jo vetëm ta pezullojë por edhe ta shfuqizojë Ligjin për Zyrtarët Publik. Me këtë ligj po legjitimohet politizimi i administratës publike dhe po nënshtrohen dhe degradohen shërbyesit civilë. Gjithashtu e kemi parë që në ligj përmendet fraza përshtatshmëri që asnjëherë nuk është definuar në Ligjin për Zyrtarët Publikë. Është shkelur edjhe marrëveshja për MSA-në”, ka thënë Lushtaku.
-
PDK-ja e LDK-ja e çojnë në Kushtetuese Ligjin për Zyrtarët Publikë
-
PDK-ja e dorëzon në Kushtetuese Ligjin për Zyrtarët Publikë: Ka bazë për shfuqizim të tij
-
Kushtetuesja vlerëson se Ligji për zyrtarët publikë s’ishte antikushtetues, hyn në fuqi
-
LDK-ja e PDK-ja dërgojnë në Kushtetuese ndryshimet në Ligjin për zyrtarët publikë
-
PDK-ja kërcënon Qeverinë se do t’i çojë në Kushtetuese dy ligje