Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

PDK-ja e dorëzon në Kushtetuese Ligjin për Zyrtarët Publikë: Ka bazë për shfuqizim të tij

Partia Demokratike e Kosovës (PDK), e ka dorëzuar të premten në Gjykatën Kushtetuese Ligjin për Zyrtarët Publikë.

Sipas PDK-së, ky ligj bie ndesh edhe me detyrimet që Kosova ka marrë ndaj Bashkimit Evropian përmes Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit (MSA) dhe parimet evropiane për administratën publike.

Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, ka thënë pas dorëzimit se ka bazë të mirëfilltë që Gjykata Kushtetuese ta shfuqizojë Ligjin për Zyrtarët Publikë.

Sipas tij, me këtë ligj, legjitimohet politizimi i administratës publike.

“Sot me kërkesë të GP të PDK-së, bashkë me kolegun tim, Përparim Gruda kemi ardhur në Kushtetuese për të paraqiture kërkesën për shqyrtimin e kushtetutshmërisë për Ligjin për Zyrtarët Publikë. Ne mendojmë që ka bazë të mirëfilltë që Gjykata Kushtetuese jo vetëm ta pezullojë por edhe ta shfuqizojë Ligjin për Zyrtarët Publik. Me këtë ligj po legjitimohet politizimi i administratës publike dhe po nënshtrohen dhe degradohen shërbyesit civilë. Gjithashtu e kemi parë që në ligj përmendet fraza përshtatshmëri që asnjëherë nuk është definuar në Ligjin për Zyrtarët Publikë. Është shkelur edjhe marrëveshja për MSA-në”, ka thënë Lushtaku.

Edhe Edhe LDK-ja e dërgon në Kushtetuese Ligjin për Zyrtarët Publikë Arbëri Edhe LDK-ja e dërgon në Kushtetuese Ligjin për Zyrtarët Publikë

Koordinatori i Departamentit për Drejtësi në PDK, Përparim Gruda, ka thënë se besojnë se gjykata do ta shpallë këtë ligj jokushtetues. Ai ka shtuar se kërkesa e tyre adreson një varg shkeljesh të Kushtetutës që kanë të bëjë me të drejtat e njeriut që i takojnë zyrtarëve publikë.

“Kur BE-ja e ka kundërshtuar ashpër këtë ligj sepse thotë se është shkelje e standardeve të administratës publike për vendet kandidate për BE, është e papranueshme që në njërën anë Qeveria të aplikoj për anëtarësim në BE he në anën tjetër të mos marrë parasysh kërkesat e BE-së. Specifikisht kemi të bëjmë me nenin 19 të Kushtetutës që thotë se marrëveshjet e ratifikuara ndërkombëtare kanë epërsi ndaj ligjeve të Kosovës, në këtë rast MSA është marrëveshje e tillë dhe është mbi ligjet dhe mbi këtë Ligj të Zyrtarëve Publikë”, ka theksuar Gruda.