Ligji për Dialogun, i cili të enjten mori votat e deputetëve, pa LDK-në e Vetëvendosjen, javën që vjen, do të përfundojë në Kushtetuese.
Vetëvendosje e LDK, veçse kanë nisur punën në këtë drejtim, e brenda afatit ligjor atë do ta kontestojnë në Kushtetuese, raporton KTV.
Albulena Haxhiu, që është edhe kryetare e Komisionit për Legjislacion, ka thënë se shumë nene të projektligjit për dialogun bien ndesh me Kushtetutën, e sidomos neni përmes së cilit e zhbën ligjin për marrëveshje ndërkombëtare, ligj ky që buron nga Kushtetuta.
Por, opsion nuk është vetëm Gjykata Kushtetuese. Marsi do të jetë edhe muaj i protestave, ka thënë ajo.
Bashkë me ligjin, të enjten, dritë jeshile iu dha edhe platformës, ky dokument që nuk është më shumë se një rezolutë e Kuvendit, pa karakter obligativ.
Edhe
Ligji për Dialogun nesër dërgohet në Kushtetuese
Artan Murati nga KDI-ja tha se pa pasur një konsensus të gjerë politik në Kuvend do të jetë e pamundur që të materializohet kjo platformë, sepse nuk garantohet se do të ketë edhe miratim të ndonjë marrëveshjeje potenciale me Serbinë.
Një ditë më herët, në Kuvendin e Kosovës, partitë në pushtet, me mbështetje të PSD-së, mezi arritën t’i siguronin votat për ta kaluar Projektligjin për Dialogun e Platformën e hartuar nga ekipi shtetëror për dialog.
-
LDK e VV dërgojnë në Kushtetuese Projektligjin për Dialog, paralajmërohen protesta
-
Ligjit për dialogun i kontestohet kushtetutshmëria e tri neneve thelbësore
-
VV-ja e LDK-ja e dërgojnë në Kushtetuese Ligjin për Dialog
-
Pse për Vetëvendosjen Projektligji për Dialog është i papranueshëm dhe kur do ta dërgojnë në Kushtetuese