Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

VV e Veliu me konkludime të ndryshme nga takimi me qytetarët

Konkludime të ndryshme kanë dhënë pushteti dhe opozita në Podujevë lidhur me takimin e fundit të kryetarit të komunës me qytetarët.

Lëvizja Vetëvendosje, dega në Podujevë, ka akuzuar kryetarin e kësaj komune, Agim Veliu, se e ka lëshuar takimin me qytetarë duke mos u përgjigjur në pyetjet e tyre.

Sipas VV-së, në një takim me qytetarë të thirrur nga Veliu, “u dëshmua keqqeverisja, moskokëçarja e arroganca”. Në një njoftim për media, VV ka thënë se disa pyetje ishin të papërballueshme për Veliun.

“Nga takimi me qytetarë që ishte i thirrur nga kryetari i komunës Agim Veliu, sot patëm rastin të bëjmë dhe dëgjojmë disa pyetje rreth ngecjeve që po e preokupojnë komunën tonë dhe qytetarët. Disa nga pyetjet si duket ishin të pa përballueshme për kryetarin Veliu. Ai nuk dha përgjigje për pyetjet e bëra por i revoltuar lëshoi takimin që është përcaktuar me ligj të mbahet dy herë në vit”, thuhet në komunikatën e VV-së që ka renditur disa pyetje, që thotë se janë bërë në takim:

1. Pse nuk kemi asnjë deklarimi apo sqarim nga komuna apo drejtoria lidhur me punimet në rrugën “Zahir Pajazit”?

Edhe Dy aktakuza të Vetëvendosjes në Gjykatë ndaj kryetarit të Podujevës Arbëri Dy aktakuza të Vetëvendosjes në Gjykatë ndaj kryetarit të Podujevës

2. Pse nuk kemi ende ndonjë dorëheqje për humbjen e 200 mijë euro nga asfaltimi i rrugës “Zahir Pajaziti” në kohë fushate, e saktësisht mbas një viti ajo është prishur?

3. Pse nuk je i pranishëm në seanca, ku dihet që ne si këshilltar jemi përfaqësues/e të popullit?

4. Kur do të fillojë punën aparati i Mamografisë, pasi ndjehet nevoja për të marrë shërbime nga qytetarët?

5. A jeni në dijeni se të rinjët llapjan qe 5 muaj nuk kanë bibliotekë, kurse punëtorët paguhen (marrin pagë) dhe janë në pushim të pa caktuar?

6. Kur do ta ndërtoni një çerdhe në fshatin Lluzhan. Kur dihen nevojat e banoreve atje.

7. Ju si komunë keni dhënë afat deri në Mars 2019, që bizneset (kioskat) që gjenden në rrugën “Zahir Pajazit” dhe “19 Qeshori” duhet të largohen, a keni menduar për t’iu bërë zgjidhje pronarëve.

“Nga këto pyetje dhe shumë të tjera që bënë qytetarët në ketë takim, janë marrë vetëm disa përgjigje të mangëta dhe jo të sinqerta nga ana e kryetarit Veliu dhe drejtorëve të tij. Në takimin e sotëm u dëshmua keqqeverisja, moskokëçarja dhe arroganca”, thuhet në komunikatën e Vetëvendosjes.

Edhe Premtimet e parealizuara të Podujevës Arbëri Premtimet e parealizuara të Podujevës

Megjithatë, një gjë të tillë nuk e ka shprehur në një njoftim në faqen e tij në Facebook, i pari i Podujevës. Veliu ka thënë se në takim, i ka informuar qytetarët për projektet e realizuara dhe planet për të ardhmen, ndërsa ka shtuar se “ka shumë punë për t’u bërë”.

“Në takim me qytetarët e Podujevës i informova ata për projektet e realizuara gjatë vitit 2018 dhe planifikimet tona për vitin 2019. Bashkëbiseduam më qytetarët, dëgjova kërkesat dhe nevojat e tyre, të cilat bazuar në mundësitë buxhetore do t’i trajtojmë me prioritet vitin që vjen. Është punuar shumë, por ka shumë për t’u bërë, kurse ne mbetemi të përkushtuar fort në realizimin e projekteve që ndikojnë në mirëqenien e qytetarëve tanë”, ka shkruar Veliu.