Zyrtarët e Lëvizjes së Vetëvendosje, Qendra në Podujevë kanë dorëzuar kallëzim penal ndaj ish-kryetarit të Komunës, Agim Veliu dhe dy ish-drejtorëve komunalë. Sekretari organizativ i kësaj Qendrës së VV-së në Podujevës, Bahri Selimi, i cili edhe e ka dorëzuar kallëzimin penal në Prokurorinë Themelore në Prishtinë, ka thënë se ish-kryetari dhe dy ish-vartësit e tij kanë bërë shkelje flagrante kur kanë lejuar dy ndërtues të tejkalojnë etazhitetin e ndërtimit për 3, përkatësisht 2 kate.
“E dorëzuam një kallëzim penal kundër ish-kryetarit të Komunës së Podujevës, Agim Veliu së bashku me dy vartësit e tij, ish-drejtori i Planifikimit Urban, Durim Salihu dhe ish-drejtorieshës së Inspeksionit, Florie Besholli. Kallëzimi ka të bëjë me ndërtimet e egra në Komunën e Podujevës. Ne fillimisht kemi dërguar një kërkesë me tri pyetje në Drejtorinë e Planifikimit Urabn, pyetjet janë këto: sa është etazhiteti i ndërtimit në zonën e qytetit, sa është sipërfaqja minimale për ndërtim, gjithashtu në zonën e qytetit dhe sa është indeksi i shfrytëzimit të parcelës”, ka thënë Bahri Selimi pas dorëzimit të kallëzimit penal në pallatin e Drejtësisë në Prishtinë.
Sekretari organizativ i VV-së në Podujevë thotë se nga përgjigjet me shkrim që kanë marrë nga Drejtoria për Planifikim Urban dhe Mbrojtje të Mjedisit është se indeksi i shfrytëzimi të parcelës është 45 për qind, etazhiteti i ndërtimit P+7 dhe sipërfaqja minimale e ndërtimit është 10 ari apo 1000m2.
“Bazuar në këto ne kemi konstatuar se dy ndërtime në këtë kohë janë komplet në kundërshtim me këtë rregullore të planit urbanistik. Objekt i parë është ‘Beni Dona’ i ndërtuar në qendër të qytetit, i cili i ka karakteristikat e etazhitetit P+10 që del në kundërshtim me ata çfarë atë kanë dhënë përgjigje vet dhe me këtë nënkutojmë se etazhiteti ka kaluar për 3 kate. Ndërsa indeksi i shfrytëzmit të parcelës është 100 për qind nga 45 sa është e panifikuar”, ka theksuar Selimi. “Objekti tjetër është objekti i ndërtuar nga ‘Adriatiku’ shpk gjithastu në zonën e qytetit e cila etazhitetin e ndërtimit e ka P+9 që bie në kundërshtim me atë që është P+7 dhe nënkutpjmë se kemi 2 kate tejkalim të etazhitetit. Ndërsa shfrytëzimi i sipërfaqes gjithashtu është afër 100 për qind që është në kundërshtim me atë të lejuar që është 45 për qind. Dhe duke u bazuar në përgjigjet që na ka dhënë Drejtoria për Planfkim Urban kemi shkelje flagrante të Planit urbanistik të ndërtimit në Komunën e Podujevës”.
Bahri Selimi ka thënë se i kanë dërëzuar si prova materiale përgjigjen e Komunës së Podujevës kur i kishin pyetur për kushtet e ndërtimit në Podujevës dhe po ashtu dy fotografi që i vërtetojnë këto dy ndërtime.
“Nga kjo del se personat në fjalë kanë bërë vepër penale bazuar në nenin 368 dhe 422 keqpëdorim të detyrë dhe autoritetit zyrtar dhe ne kërkojmë gjitashtu nga Prokuroria që të inicojë rastin dhe Gjykata Themelore të nxjerr një aktgjykim të merituar për personat në fjalë”, ka thënë ai.