Komuna e Vushtrrisë ka shpallur gjendje emergjente në qytet, për shkak të situatës me vërshime, ka njoftuar kryetari i komunës, Ferit Idrizi.
Ai i tha KOHËS të hënën se situata aktualisht është nën kontroll, por kjo masë u mor për t’iu paraprirë rrethanave.
“Aktualisht situata është nën kontroll, të gjitha kompanitë e Vushtrrisë janë në terren dhe po merren me situatën. Po kujdesemi që uji nga disa përroska të mos dalë nga shtrati. Përroskave ua kemi rregulluar shtratin më parë, duke mos lejuar që uji të vërshojë”, deklaroi ai.
Situatë e rëndë është regjistruar edhe në disa komuna të tjera. Katër institucione arsimore në Istog nuk do të mbajnë procesin mësimor të hënën, për shkak të vërshimeve.
-
Vërshimet dëmtojnë kultura bujqësore e ekonomi familjare në Vushtrri dhe qytete të tjera
-
Reshjet intensive të shiut në Vushtrri pamundësojnë mësimin për dy ditë
-
Përfundon situata emergjente në Malishevë
-
Kurti për gjendjen me vërshimet: Aktualisht situata nën kontroll
-
Në fotografi – Gjendja e rënduar nga vërshimet në Malishevë