Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Vërshimet dëmtojnë kultura bujqësore e ekonomi familjare në Vushtrri dhe qytete të tjera

Reshjet e fundit të shiut shkaktuan vërshime në disa komuna të Kosovës. Më e prekura prej tyre është ajo Vushtrrisë, ku dy ditë më parë është shpallur gjendje emergjente. Uji nga dy lumenjtë, Tërstena dhe Podranqa, ka depërtuar në bodrumet e shtëpive dhe nëpër kultura bujqësore, si dhe në bodrumin e Qendrës së Mjekësisë Familjare në Vushtrri. Kryetari i Komunës thotë se ende nuk është bërë kalkulimi i dëmit të shkaktuar

Bodrumi i shtëpisë së Njazi Gërgurit nga Vushtrria u mbush me ujë nga vërshimet e dy ditëve të fundit në këtë komunë. Uji që depërtoi brenda thotë se ia dëmtoi disa pajisje.

“Ka qenë shi i rrëmbyeshëm dhe shumë shpejt lumi ka vërshuar bodrumet, më shkaktoi boll dëm, nxemjen e disa pajisje të tjera janë dëmtuar”, ka thënë Njazi Gërguri, banor i Vushtrrisë.

Reshjet e shiut shkaktuan vërshime në zona të shumta të Kosovës, duke e vështirësuar qarkullimin nëpër disa rrugë dhe shkatërroi edhe të mbjellat.

Komuna e Vushtrrisë dy ditë më parë shpalli gjendje emergjente, pasi lumi Tërstena dhe Podranqa dolën nga shtrati.

Kryetari i kësaj Komune, Ferit Idrizi, thotë se nga vërshimet ka dëme të shumta në ekonomitë familjare.

Edhe Reshjet intensive të shiut në Vushtrri pamundësojnë mësimin për dy ditë Arbëri Reshjet intensive të shiut në Vushtrri pamundësojnë mësimin për dy ditë

“.... E kemi thy një urë, Qeveria e kaluar ka bërë devijim të projektit nuk ka ndërtu urën, ajo ka qenë me e ulët dhe nuk ka lejuar ujin të depërtojë tutje, duke shkaktuar vërshime të shtëpive të këtyre lagjeve”, ka deklaruar Idrizi.

Fadil Hyseni, komandanti i Batalionit të Zjarrfikësve në Vushtrri, thotë se vetëm gjatë dy ditëve të fundit kanë intervenuar në së paku 20 vende.

“Kemi pasur disa intervenimi .....”

Uji depërtoi edhe në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Vushtrri, duke e vërshuar bodrumin e dëmtuar dhe disa pajisje, përfshirë karrigen e re të stomatologjisë.

Edhe Vushtrria shpall gjendje emergjente për shkak të vërshimeve Arbëri Vushtrria shpall gjendje emergjente për shkak të vërshimeve

Në këtë qendër treguan se me ndihmën e një shtëpiaku kanë larguar pajisjen e ultrazërit, në vlerë 27 mijë euro, që ndodhej në bodrum.

Si pasojë e vërshimeve, nxënësit e kësaj komune nuk kanë ndjekur mësimin të enjten dhe të premten.