Vaduz, 21 qershor – Thellimi i marrëdhënieve bilaterale, liberalizimi i vizave, anëtarësimi i Kosovës në organizata ndërkombëtare, avancimi i agjendës europiane dhe dialogu me Serbinë kanë qenë disa nga temat kryesore të takimit të krerëve të diplomacisë nga Lihteshtajni e Kosova.
Përmes një njoftimi për media nga MPJ, bëhet e ditur se zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, z. Behgjet Pacolli, ka vazhduar turneun e tij diplomatik në Evropë me takimin bilateral që ai zhvilloi sot me ministren për Punë të Jashtme, Drejtësi dhe Kulturë të Principatës së Lihtenshtajnit, znj. Aurelia Frick.
Në vazhdim, ministri i Jashtëm, Pacolli, ka falënderuar Principatën e Lihtenshtajnit për mbështetjen e vazhdueshme dhe të palëkundur ndaj shtetit të Kosovës, duke shprehur vullnetin dhe gatishmërinë e institucioneve të vendit për të thelluar dhe zgjeruar edhe më shumë bashkëpunimin dhe partneritetin institucional në mes dy vendeve nëpërmjet inicimit dhe nënshkrimit të marrëveshjeve të reja, që do të hapnin mundësi të reja.
Numri dy i qeverisë ka kërkuar mbështetje për anëtarësimin e Kosovës në organizata evropiane dhe ndërkombëtare si dhe kontributin e mundshëm të këtij shteti në lidhje me liberalizimin e vizave, megjithëse ky vend nuk është anëtar i BE-së, por vetëm i Zonës Schengen.
Pas përfundimit të vizitës dhe takimeve respektive në Principatën e Lihtenshtajnit, kryediplomati kosovar do të vazhdojë vizitën e tij në Konfederatën zvicerane të premten, më 22 qershor, ku do të pritet nga shef i Departamentit për Punë të Jashtme, z. Ignazo Cassis.
-
Situata aktuale politike në fokus të takimit mes Konjufcës dhe zëvendësministrit të Jashtëm italian
-
Haxhiu kërkon avancimin e Kosovës drejt statusit të vendit kandidat për anëtarësim në BE
-
Zyrtari i OKB-së rikonfirmon mbështetjen për dialogun Kosovë-Serbi
-
Kurti takohet me kancelarin austriak, thekson përkushtimin e Kosovës në rrugën drejt BE-së
-
Haxhiu takohet me kryeministrin çek, i kërkon mbështetje tutje për Kosovën