Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli, priti në një takim lamtumirës Ambasadorin e Norvegjisë në Kosovë, Per Strand Sjaastad.
“Norvegjia do ta mbështesë parezervë Kosovën në procesin e liberalizimit të vizave dhe anëtarësimin në Organizata Ndërkombëtare”, thuhet në komunikatë nga kjo ministri, të ketë thënë Pacolli.
Përmes një komunikate për media, thuhet se në bashkëbisedimin miqësor Pacolli e ka falënderuar Ambasadorin për mbështetjen e palëkundur dhe konsistente të shtetit dhe popullit norvegjez nëpër të gjitha proceset, të cilat ka kaluar Kosova dhe populli i saj.
“Me këtë rast, Ambasadori, Per Strand Sjaastad, ka përgëzuar Zëvendës-Kryeministrin e Parë dhe Ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Behxhet Pacolli për punën e palodhshme që po bënë për integrimin e Kosovës drejt Bashkimit Evropian. Të dy bashkëbiseduesit shprehen zotimet e dyanshme për rritjen e përpjekjeve për thellimin dhe zgjerimin e bashkëpunimit dy-palësh, me fokus të veçantë në Diplomacinë Publike, Energji, Investime si dhe vazhdimin e ofrimit të përkrahjes për trajnimin e shërbyesve civil për procesin e integrimit evropian”, thuhet në kumtesë.
-
Pacolli priti ambasadorin e ri të Norvegjisë, konfirmohet vullneti për thellim të bashkëpunimit
-
Norvegjia kërkon përmirësim marrëdhëniesh mes Kosovës dhe Serbisë
-
Pacolli i thotë diplomates norvegjeze se Serbia po e bllokon Kosovën në integrimin evropian
-
Finlanda do mbështesë Kosovën në të gjitha organizatat ndërkombëtare, thotë Pacolli
-
Çekia rikonfirmon mbështetjen për Kosovën në procesin e liberalizimit të vizave